Gazetari zbulon si filloi lidhja midis këngëtares spanjolle dhe Bellingham: Me një TikTok...

Çdo ditë në “La Sexta” transmetohet emisioni “Zapeando”, i cili drejtohet nga Dani Mateo dhe trajton tema aktuale me një panel bashkëpunëtorësh. Të mërkurën, më 8 janar, një nga temat e diskutuara ishte lidhja e supozuar midis futbollistit të Real Madridit, Jude Bellingham, dhe këngëtares spanjolle Aitana.

Juan Sanguino, një nga bashkëpunëtorët, tregoi se si nisi kjo romancë e mundshme: "Do të zbuloj tri provat kryesore…, gjithçka filloi me një TikTok".

Sanguino sqaroi: "Aitana publikoi një video ku përmendte se gjithçka shkonte mirë për të. Bellingham dhe Aitana filluan ta ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram në gusht, pasi ajo i dha fund marrëdhënies me Sebastián Yatra për herë të dytë. Pak para se ta ndiqte, Bellingham i pëlqeu disa foto të vjetra të saj".

Sanguino përmendi edhe dy prova të tjera, që e mbështesin këtë supozim: “Ajo ka shkuar shpesh në ‘Bernabéu’, megjithëse thuhet se është tifoze e Barcelonës. Prova e fundit dhe më e rëndësishme është se të dy kanë veshur të njëjtën bluzë në ditë të ngjashme".

Me këto detaje, Sanguino tregoi sesi nisi kjo romancë e mundshme midis Bellingham dhe Aitana, temë që ka tërhequr shumë vëmendje kohët e fundit.