NBA/ Cleveland nuk njeh rivalë, sfida e Lakers anulohet nga zjarret në Los Anxhelos

Kryesuesit e Cleveland nuk ndalin marshimin e tyre këtë sezon në NBA, duke fituar 132-126 ndaj Toronto, duke prekur kuotën e 33 fitoreve. Darius Garland me 40 pikë ishte lojtari më i mirë në fushë për Cavaliers.

Rikthehet te fitorja ekipi i Golden State, që falë një loje të mirë kolektive mundi 107-104 Detroit.

Ndërkohë, zjarret që kanë pushtuar Los Anxhelos, tashmë në gjendje të jashtëzakonshme, kanë sjellë anulimin e ndeshjes mes Lakers dhe Charlotte.

Në takimet e tjera, Miami fitoi 97-92 në fushën e Utah Jazz, sfidë ku protagonist ishte Tyler Herro me 23 pikë.

Fiton edhe ekipi i Dallas, 117-111 ndaj Portland, sfidë ku Jaden Hardy realizoi 25 pikë për teksanët.

Cleveland – Toronto               132-126

Detroit – Golden State            104-107

Orlando – Minnesota              89-104

Memphis – Houston                115-119

Dallas – Portland                    117-111

Phoenix – Atlanta                   123-115

Utah Jazz – Miami                 92-97

Lakers – Charlotte                  e shtyrë