FOTO/ Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve dërgohen në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2025, 10:23
Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet tip Volkswagen Golf ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Dy persona, një çift bashkëshortësh, ndodheshin në automjet dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetime për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë një faktori në këtë ngjarje.
