U ekstradua ditën e djeshme nga Turqia, ''Baroni i drogës'' paraqitet në GJKKO, Dritan Rexhepi do njihet me masën e sigurisë

I njohur si 'Baroni i drogës', Dritan Rexhepi, është paraqitur sot në GJKKO.

Ndërkohë ka nisur seanca e vlerësimit të kushteve te zbatimit te masës së sigurisë për Gramoz (Dritan) Rexhepi i cili u ekstradua të mërkurën nga Turqia.

Diten e sotme Rexhepi pritet të paraqitet edhe në seancën gjyqësore të rradhës për procesin që ka nisur për të në mungesë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.