Superiorja luhet e ndarë në dy ditë - Spikat Vllaznia-Tirana dhe Partizani-Skënderbeu

Superiorja rikthehet të premten, më 10 janar, me ndeshjet e javës së 20-të.

Egnatia – Laçi dhe Bylis – Dinamo City janë dy ndeshjet e para të kësaj jave. Të dy takimet do të luhen në orën 13:30.

Dita e premte do të kulmojë me sfidën klasike të futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 17:00.

Java e 20-të do të mbyllet të shtunën me dy ndeshjet e fundit, Partizani-Skënderbeu dhe AF Elbasani – Teuta, të dyja në orën 17:00.

Të kuqtë presin në “Arenën e Demave” Skënderbeun, ndërsa në “Elbasan Arena” të zotët e shtëpisë përballen me djemtë e detit.