SPAK do e marrë nesër në pyetje, Ilir Meta reagon nga burgu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2025, 14:53
Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reguar nga burgu pas lajmit se SPAK do e marrë nesër në pyetje.
Postimi i Metës:
Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t'u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.
Padyshim që do jem atje për t'i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme.
