VIDEO/ Berisha mbërrin në SPAK, Kreu i PD-së hipën në makinë dhe përshëndet me dy gishta protestuesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2025, 10:07
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitje të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.
Berisha u prit jashtë godinës së SPAK nga protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike në mbështetje të tij.
Kryedemokrati pasi mbërriti jashtë godinës hipi në makinë dhe përshëndeti me dy gishta mbështetësit.
Sali Berisha nuk bëri komente për gazetarët dhe u fut brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
