KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE/ Policia i nxjerr zv*rrë nga shtëpia, banorët denoncojnë te Berisha: Po na grabisin pronat! (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video-denoncim të disa banorëve të cilët shfaqen duke u tërhequr me forcë nga policia e cila i ka grumbulluar në furgon.

Në videon në fjalë, banorët pretendojnë se po u grabiten me forcë pronat e tyre dhe se policia po vepron pa një urdhër gjykate ndaj tyre.

KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE/ Policia i nxjerr zv*rrë nga shtëpia,

Ndërsa vetë Berisha e cilëson këtë si një akt kriminal i narkobanditëve me uniformë ndaj qytetarëve të pambrojtur

“Sjellje kriminale e narkobanditëve me uniformë ndaj qytetarëve të pambrojtur.

Ndiqni videon ku disa banorë, mes të cilëve dhe një zonjë e vjetër shoqërohen nga policia pasi IMT u ka prishur tokën e mbjellë me ullishte, për të ndërtuar një rrugë! Krim! Krim!”, shprehet kryedemokrati Sali Berisha në komentin bashkëngjitur video-denoncimit të qytetarëve.

PËR MË SHUMË SHIHNI PAMJET PA KOMENT TË SITUATËS NË FJALË

Per ngjarjen ne fjale kryetari i PD Durrës, Luan Hoti, ka denoncuar një aksion kriminal në zonën e Romanat, Durrës, ku ndërtesat po shemben në mënyrë të jashtëligjshme, pa përfunduar procedurat gjyqësore, duke shkelur rëndë të drejtat themelore të qytetarëve.

Ai ka bërë thirrje që çdo veprim i tillë të ndalet dhe të parandalohet manipulimi politik përmes frikës dhe terrorit ndaj qytetarëve.

Kryetari i PD Durrës ka ngritur akuza të forta ndaj Drejtorit të IKMT-së, Dorian Mema, dhe Kryeinspektorit Klajdi Lame, të cilët akuzohen për keqmenaxhim dhe tolerim të ndërtimeve pa leje, duke favorizuar interesa kriminale dhe ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.

REAGIMI I LUAN HOTIT:

I bëjmë thirrje urgjente këtyre banditëve të veshur me uniforma zyrtare, që të ndalin menjëherë dhunën dhe presionin ndaj qytetarëve në prag të zgjedhjeve! Vendosmëria për të mbrojtur të drejtat dhe pronën e qytetarëve është e palëkundur, dhe i garantojmë të gjithë qytetarët e ndershëm se këta individë të korruptuar nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.

Aksioni kriminal që po zhvillohet në Romanat, Durrës, është një akt i paprecedent dhe i jashtëligjshëm. Ndërtesat që po shemben janë në proces gjyqësor, dhe çdo veprim i ndërmarrë pa përfundimin e procedurave ligjore përbën një dhunim flagrant të të drejtave themelore të qytetarëve. Këto janë veprime të orkestruara për të vjedhur zgjedhjet dhe për të terrorizuar qytetarët me qëllim manipulimin politik.

Drejtori i IKMT-së, Dorian Mema, ka qenë vazhdimisht në qendër të akuzave për keqmenaxhim dhe për tolerimin e ndërtimeve pa leje, duke përdorur pushtetin për të mbrojtur interesa kriminale dhe për të ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.

Po ashtu, Kryeinspektori i IKMT-së, Klajdi Lame është akuzuar për shtrembërim të fakteve dhe bashkëpunim në vendime të jashtëligjshme, duke dhunuar të drejtat e qytetarëve dhe duke favorizuar grupe të caktuara kriminale.

Këta persona po përdorin pozitat e tyre publike për të kryer veprime të rënda që bien ndesh me ligjin dhe me detyrimet e tyre si shërbëtorë të qytetarëve. Shkeljet e tyre nuk janë vetëm ligjore, por edhe morale, duke dëmtuar rëndë besimin e publikut te institucionet.

Sikurse kemi premtuar, të gjithë ata që përdorin pushtetin shtetëror për të dhunuar qytetarët dhe për të abuzuar me detyrën e tyre, do të shënohen në librin e zi. Do të mbajnë përgjegjësi të plotë për aktet e tyre dhe nuk do t’i shpëtojnë kurrë përballjes me drejtësinë.

Ky është një moment kritik për të mbrojtur të drejtat dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë. Askush nuk është mbi ligjin dhe çdo abuzues do të përballet me drejtësinë!