VIDEO/ Jo vetëm Berisha, edhe Monika Kryemadhi në SPAK për 'detyrim paraqitje'

Këtë të hënë, teksa pritet që Sali Berisha të paraqitet para OPGJ-së në zbatim të masës Detyrim paraqitje, në ambjentet e SPAK është parë edhe Monika Kryemadhi. Edhe ajo është në masën ‘detyrim paraqitje’.

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi sapo doli nga ambientet e SPAK. Ajo tha se nuk ka pranuar të flasë para prokurorëve, por një gjë të tillë do ta bëjë vetëm para GJKKO.

Kryemadhi foli edhe për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, kur tha se po e iluminojnë me shpifje kundër saj. Ajo tha se nuk e ka uruar Metën për festën e fundvitit sepse nuk e lidh asgjë më me atë.

Monika Kryemadhi: Fillon një procedim komplet i ri, do fillojmë lojën me kungulleshka ne dhe prokurorët si dy palë përballë në gjykatë. Tani filluam lojën, pse 5 por 7, kjo është një gjë, unë normal që do njihem edhe me fashikujt, dokumentacionet, letrat, dhe nga ana tjetër do të përballemi me ekspertizën që do të ndërtojë vetë prokuroria dhe ekspertizën financiare që kemi bërë unë dhe mamaja ime. Kërkon përfshirjen e të gjitha palëve, edhe të atyre që kanë gënjyer, edhe të atyre që kanë thënë të vërtetën.

Nuk flas më para prokurorëve, do flas vetëm në gjykatë. Nuk jap më asnjë shpjegim për asgjë, kanë të bëjnë lidhjet që tio të përdorësh deklaratat e mia kundër meje. Për zotin Meta nuk di gjë. Po pres mamanë time se është ajo tani në orën 11.00.

Pyetje: E uruat zotin Meta për Vitin e ri?

Monika Kryemadhi: S’kam si të uroj një njeri që s’ka asnjë lidhje me mua.

Pyetje: Ju ka sulmuar zoti Meta si një person që duket sikur keni folur në SPAK, lihet të nënkuptohet. A keni bërë ju dëshmi inkriminuese ndaj zotit Meta?

Monika Kryemadhi: Uroj që të gjithë njerëzit që e iluminojnë zotin Meta me shpifje të tilla të marrin përgjigje në 2025, siç po e marrin disa.

Pyetje: Kush janë armiqtë tuaj zonja Kryemadhi?

Monika Kryemadhi: Dihet kush janë. Ata që kanë folur gjithë ditën dhe natën kundër Monika Kryemadhit me shpifjet e tyre.