“11 Maji”, Veliaj drejt burgut, Rama thërret Majkon për të drejtuar në Tiranë, Shalësi me mision në Kukës

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e të hënës Kryesinë e PS dhe drejtuesit politikë dhe kryebashkiakët socialistë.

Mbledhja u zhvillua në selinë rozë dhe është e para për vitin e ri 2025, i cili është dhe vit zgjedhor, pasi më 11 maj mbahen zgjedhjet parlamentare.

Nderkaq mesohet se është marrë vendimi që Eduard Shalësi të caktohet drejtues politik në Kukës, duke zëvendësuar kështu Pandeli Majkon, i cili është bashkuar me grupin e drejtuesve të Tiranës, kjo dhe për shkak të boshllëkut të krijuar nga largimi i Erion Veliajt nga drejtimi i PS-se se kryeqytetit.

“11 Maji”, Veliaj drejt burgut, Rama thërret Majkon për

Këtë vit për herë të parë do të votojnë dhe shqiptarët e diasporës, nga vendet ku jetojnë.

“11 Maji”, Veliaj drejt burgut, Rama thërret Majkon për

Në këtë kuadër më 11 janar nis procesi i regjistrimit të emigrantëve që duan të marrin pjesë në votime, ndërsa Rama i ka caktuar porosi të vetëve që të identifikojnë nëpërmjet një regjisitri të gjithë votuesit jashtë territorit shqiptar.