VIDEO/ Iu mbyll shkolla e fshatit, banorët e Gështenjasit në Pogradec ngrihen në protestë
Dhjetëra banorë të fshatit Gështenjas në Pogradec kanë protestuar mëngjesin e sotëm duke kërcënuar se nuk do të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.
Shkak për këtë është bërë zhvendosja e procesit mësimor të fëmijëve nga ky fshat në fshatin Rremënj si pasojë e rikonstruksionit të shkollës aktuale.
Prindërit thonë se zyra arsimore nuk ka vendosur transportin për fëmijët të cilët do të duhet të ecin për gati 1.8 kilometra në këmbë në një kohe kur jemi në dimër e procesi mësimor do të zhvillohet pasdite.
Prindërit thonë se deri më tani nuk u është dhënë asnjë zgjidhje nga autoritetet. Ata shkojnë më tej se nuk do të lejojnë fëmijët të shkojnë në mesin ne qofte se nuk merret masa për transportin e tyre.
Janë rreth 100 nxënës të arsimit 9 vjeçar do të duhet të përshkruajnë këtë rrugë me baltë dhe gropa gjatë natës në këmbë, ose të paguajnë vetë transportin që nuk u mbulohet nga shteti në këtë rast. Edhe Za Pogradec konfirmoi se distanca duhet të jetë mbi 2km që të paguhet.

