Ndërprerja e energjisë elektrike/ Duleviç tregon se pse ndodhi ''black out'' në disa qytete të Shqipërisë

Ekspert i Sigurisë, Azmer Duleviç në një intervistë në Ora News tregoi se pse ka ndodhur ndërprerja e energjisë elektrike ditën e djeshme në disa qytete të Shqipërisë.

Duleviç: Rreth 98% e energjisë në vendin tonë prodhohet nga hidrocentralet.

Pra ne jemi të varur thuajse 100% nga hidrocentralet dhe e gjithë Shqipëria furnizohet kryesisht nga prodhimi hidrik.

Kemi të implementuar në vendin tonë edhe panele fotovoltaike por këto janë në përqindje shumë të vogël.

Nuk kemi Tece por kemi edhe nja dy anije lundruese që janë në Vlorë por të cilat nuk kanë punuar.

Arsyeja pse ka ndodhur kjo ndërprerje apo ‘’black out’’ i energjisë elektrike në qytetet e Fierit, Lushnjes apo Beratit dhe Durrësit ka qenë për shkak të një defekti apo mbingarkese të linjës së transmetimit 220 kv që është Tirana 2 dhe Rrashbull ku më pas bëhet shpërndarja e në të gjithë pjesën e jugut të Shqipërisë.

Këtu ka pasur një problem teknik që ka ardhur si pasojë e mbingarkesës