SHIJONI PRANVERËN NË DIMËR/ Sinoptikania: Kjo javë do jetë e ngrohtë, në fundjavë më pas do të ...
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 6 Janar 2025, 09:17
Anira Gjoni nga IGJEUM në një intervistë në Ora Neës u shpreh se për këtë javë pritet që temperaturat të jenë më të ngrohta.
Gjoni: "Për këtë javë presim që temperaturat të jenë më të ngrohta. Do jenë temperatura më të larta sesa normalja për janarin, duke nisur nga dita e sotme deri në ditën e premte.
Më pas në fundjavë presim që të kemi një rënie të temperaturave. Do jetë mot pak më i ngrohtë sesa ditët e dhjetorit.
Temperaturat janë 3 deri në 6 gradë më të larta se sa normja e janarit. Presim që në fundjavë të kemi një ulje të temperaturave. Presim që e gjithë java të jetë e shoqëruar nga reshjet e shiut".

