U rikthye në punë sot pas pushimeve, humb jetën në galeri minatori 40-vjeçar në Bulqizë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2025, 11:56
Një minator ka humbur jetën këtë të hënë në një nga galeritë e kromit.
Paraprakisht mësohet se minatori S.T rreth 40 vjeç ka ndërruar jetë brenda galerisë teksa ishte rikthyer sot në punë pas pushimeve të fundvitit.
Ai është dërguar në spitalin e Bulqizës ku është konfirmuar vdekja e tij.
Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat nëse vdekja e minatorit ka ardhur nga shkaqe natyrale apo aksidenti në frontin e punës.
