Kuka: Më parë festonim më shumë, sot vendosim punën primare

E ftuar në emisionin Epiqendër të moderatores së "Ora News", Sonila Musai ishte gazetarja, Ornela Kuka për të folur për traditat e festave të fundvitit.

"Më parë festonin më shumë dhe kishte një kuptim më të gjerë. Kur ishin festat e fundvitit çdokush linte punën dhe kishte një axhendë të planifikuar. Vizitat tek njëri tjetrit, dhuratat që shkëmbenin, kartolinat të cilave i ka humbur sot sensi, kanë pasur një kuptim tjetër më të bukur. Ka marr një kuptim më të modernizuar si çdo gjë tjetër. Vendosim punën primare", u shpreh Kuka.