VIDEO/ Aksident i frikshëm në Prrenjas, makinat bëhen copash nga përplasja kokë më kokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2025, 12:48
Një aksident i frikshëm është shënuar në këtë ditë të parë të vitit të ri në Prrenjas.
Dy makina janë përplasur kokë më kokë, dhe nga pamjet e siguruara nga "Ora News" duket se përplasja ka qenë e dhunshme.
Ndërkaq nuk ka ende informacion për persona të plagosur apo të lënduar nga ky aksident, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet e para për të mësuar shkakun.
Nga ana tjetër si pasojë, në rrugë aksidenti ka krijuar dhe probleme me qarkullimin
