VIDEO/ Një fitore çliruese për të gjithë, Haaland përqafon Guardiolën dhe e shtyn drejt tifozëve

Manchester City e mbylli vitin 2024 me një rezultat pozitiv, duke fituar në transfertë kundër Leicester-it me rezultatin 2-0.

Një lehtësim për “Citizens” pas dy muajve të tmerrshëm, të karakterizuar nga një krizë e papritur: vetëm dy fitore në 14 ndeshjet e fundit, krahas 3 barazimeve dhe madje 9 humbjeve.

Në fund të ndeshjes, Erling Haaland, i cili gjeti golin pas tri ndeshjesh, përqafoi Pep Guardiolën dhe më pas, me një gjest spektakolar, e ftoi trajnerin spanjoll të festonte me tifozët, duke e shtyrë paksa me forcë.

Nga tribuna shpërtheu kori për trajnerin spanjoll, i cili mbetet një idhull i padiskutueshëm, pavarësisht javëve të fundit të vështira.