Edinson Cavani merr vendimin: E mbyll karrierën te...

Fundit i karrierës po afrohet për Edinson Cavani-n. Ish-sulmuesi i PSG-së dhe Napolit ka njoftuar se së shpejti do të varë këpucët dhe ka siguruar se Boca Juniors do të jetë klubi i tij i fundit.

"Kam thënë tashmë që do ta përfundoja karrierën te Boca dhe mendoj se do ta respektoj këtë dëshirë," tha uruguaiani në një intervistë për ‘Diario Olé’.

Kontrata e ‘El Matador’ me klubin argjentinas do të përfundojë më 31 dhjetor 2026 dhe tetorin e kaluar ai e zgjati atë për një vit. Sulmuesi 37-vjeçar mund të luajë edhe për dy vite të tjera.

"Duhet të përgatitemi mirë për vitin 2025," shtoi Cavani, duke u përqendruar tashmë në objektivat e rinj.

Synimi kryesor është Kampionati Botëror për Klube: në fazën e grupeve, skuadra nga Buenos Airesi do të përballet me Bayernin, Auckland-n dhe Benfica-n.

Që nga mbërritja e tij në Argjentinë, Edinson Cavani ka shënuar 23 gola në 55 ndeshje, duke dëshmuar se nuk ka humbur formën dhe instinktin si golashënues, pas një eksperience jo shumë të suksesshme te Valencia.