Aktori Romir Zalla tregon se si lindi bashkëpunimi për shfaqjen ''Çifti i hapur''
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2024, 22:01
Aktori, Romir Zalla i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News tregoi se si nisi bashkëpunimi për shfaqjen ‘’Çifti i hapur’’.
Zalla: Me thënë të drejtën ne kemi pasur gjithmonë dëshirë që të punojmë me Sulën.
Edhe ai ka pasur gjithmonë dëshirë që të kishte një projekt me ne.
Për koicidencë Sula në fakt në momentin që ne kemi kontaktuar për të filluar punën për këtë shfaqje, ishte në proces pune po me të njëjtën pjesë por me dy aktorë turk që punojnë në teatrin e Gostivarit.
Atëherë ngacmoi shumë ideja, mbas jush tha që të njëjtën shfaqje do ta vë me dy aktorë nga Maqedonia e Veriut.
Dhe do bëj një trio me tre çifte aktorësh, një çift nga Turqia, një nga Shqipëria dhe një nga Maqedona e Veriut.
