Bako: Shfaqja ''Çifti i hapur'' është një bashkëpunim mes teatrit të Gostivarit dhe teatrit ''Aleksandër Moisiu''

Aktorja Suela Bako e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se shfaqja ‘’Çifti i hapur’’ është një bashkëpunim mes teatrit të Gostivarit dhe teatrit ‘’Aleksandër Moisiu’’.

Bako: Premierën e ka pasur në 28 nëntor të 2023 në teatrin eksperimental.

Pas një viti ne u rikthyem në datën 20 në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar.

Por këtë herë si një shenjë e bashkëpunimit ndërteatror midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës.

Shfaqja në fakt ishte zgjedhur kishim fatin të ishim pjesë e festivalit ‘’Moisiu’’ që do të zhvillohej në Kosovë.

Por për hir të një greve që atje zhvillohej festivali u anullua dhe u la të bëhej vetëm ky ndërveprim i shfaqjeve shqiptare që shkojnë në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas.

Në këtë rast ne u kategorizuam dhe u klasifikuam si një shfaqje e Maqedonisë së Veriut për sa është një bashkëpunim mes teatrit të Gostivarit dhe teatrit ‘’Aleksandër Moisiu’’.