''Mosbindja civile do mbyllet kur të ketë zgjedhje'', Balliu: Gjekmarkaj u rrethua nga 15 policë që i hipën sipër dhe e dhunuan

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu në një intervistë në Ora News u shpreh se 15 policë rrethuan dhe i hipën sipër nënkryetarit të PD-së,  Agron Gjekmarkajt duke e dhunuar në protestën e djeshme të opozitës.

Balliu: Si çdo regjim kur është në grahmat e fundit, arma e fundit që ato kanë është dhuna ndaj qyetarëve dhe dhuna ndaj opozitës.

Në rastin konkret në një akt të paprecedentë, në shkelje flagrante të ligjit dhe të Kushtetutës polica e shtetit ka zbatuar një urdhër politik i cili kishte për qëllim dhunimin e protestuesve të ligjshëm, dhunimin e pjesëtarëve të opozitës, dhunimin e drejtuesve të opozitës duke marrë këtu shembullin e zotit Gjekmarkaj nënkryetarit të PD, nënkryetarit të Kuvendit i cili u rrethua nga 15 policë për ti hipur sipër dhe për ta dhunuar në mënyrë barbare nga një polici e cila del më shumë se çdo kriminel tjetër në ‘’Skyecc’’.

Isha aty dhe pashë këtë që po ju tregoj.

15 narkopolicë u sulën si shtazë mbi Agron Gjekmarkajn, nënkryetarin e Kuvendit dhe nënkryetari i PD.

Ky akt është një akt i mirëfilltë terrorist.

Është një akt i cili do të marrë ndëshkimin që meriton.

Përpos kësaj ngjarjeje keni dhunimin e qindra qytetarëve nga forcat e policisë.

Mosbindja civile do të mbyllet kur të ketë zgjedhje.