Një 22-vjeçar shkon i plagosur në siptalin e Shkodrës, mister rrethanat

Një person është paraqitur pak minuta më parë në spitalin e Shkodres i plagosur me armë në këmbë.

Për momentin janë të pakta detajet rreth plagosjes së tij dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja.

Forcat e policisë kanë mbërritur në spital për të marrë në pyetje të plagosurin. 

Për momentin gjendja e të plagosurit, identititeti i të cilit nuk dihet është jashtë rrezikut për jetën.