Dedaj: Protesta do fytyra të reja, shohim prej 30 vitesh të njëjtat dhe nuk ka rrotacion e alternativë

Në “Drejt” nga Luan Rama, analisti Reldar Dedaj tha se një protestë ka rezultat jo të bllokojnë trafikun, por t’i vendosin flakën për të arritur qëllimet. 

Dedaj: Një protestë ka rezultat jo të bllokojnë trafikun, por t’i vendosin flakën. Problemi është efekti që prodhoi dhe analiza bëhet tek efekti që prodhoi kjo protestë. Sali Berisha i ka imponuar të njëjtin lidership që ka tashmë prej 30 vitesh.

Nëse do të ishte në protestë fryma e re, sepse këta besojnë, por këta duhet të ishin fytyra e kësaj partie, teksa ne shohim prej 30 vitesh të njëjtat fytyra dhe nuk ka rrotacion. Ke po ata deputetë që i shkruajnë PD-së që ministria e arsimit të mos japë dorëheqjen.