VIDEO/ Policia merr përdhunshëm protestuesit, Blushi: Do të përgjigjeni personalisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2024, 21:06
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi publikoi pamjet që tregojnë momentet kur policia rrëmben dhunshëm protestuesit paqësorë.
“Qenëria e narkobanditëve me uniformë u është vërsulur me tërbim protestuesve paqësorë duke kryer në pabesi rrëmbime banditeske!
Ndalni urgjentisht dhunën kriminale dhe arrestimet e paligjshme! Lironi protestuesit paqësorë se do të përgjigjeni penalisht dhe personalisht! Nuk do t’ua falim kurrë!” shkruan ai.