FOTO-ALBUMI i një proteste të tensionuar dhe të dh*nshme në mes të Tiranës! Kryeqyteti 3 orë i paralizuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2024, 20:46
Tri orë zgjati protesta e opozitës në Tiranë këtë të hënë.
Protesta u zhvillua në 5 pika, te rrethrrotullimi i "Zogut të Zi", te "Rruga e Elbasanit", te "Sheshi Willson", te kryqëzimi tek "Pallati me Shigjeta" dhe te Bashkia e Tiranës.
Protestuesit bllokuan qarkullimin, duke “paralizuar” kështu kryeqytetin.
Policia tentoi të hapë rrugët dhe pati përplasje me protestuesit dhe deputetët.
Deputeti Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat dhe u dërgua në spital, ndërsa u lënduan edhe Xhelal Mziu dhe Luan Baçi.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha marshoi dhe përshëndeti protestuesit në 4 pika dhe më pas u nis drejt spitalit për të takuar Gjekmarkajn.

Nga ana tjetër, policia shoqëroi disa persona.

