Minatorët marshojnë në ish minierën e qymyrgurit Mushqeta në Ibë
32 vite më parë, pak muaj pas rrëzimit të komunizmit është zhvilluar edhe protesta e parë e minatorëve në Shqipërinë, tashmë pluraliste.
Në përkujtim të marshimit të 22 dhjetor 1992, minatorë nga e gjithë Shqipëria, të dielën marshuan drejt ish minieres se qymyrgurit Mushqeta në Ibë ne afërsi te Tiranës.
Fatkeqësisht, kërkesat mbeten të njëjtat me atë të 32 viteve më parë.
Thonë se pensionet që marrin bazuar në kontributin që kanë dhënë për shoqërinë janë te pamjaftueshme për te plotësuar nevojat baze jetike.
Kreu i Bashkimit të Sindikatave te Pavarura te Shqipërisë Gezim Kalaja paralajmëroi protesta të vazhdueshme, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Megjithatë, ky marshim-proteste, do të jetë i fundit për të këtë vit, dhe e radhës pritet të jetë në fund të janarit, kur edhe nis sesioni i ri Parlamentar.
