Lita: Rama e kishte përgatitur qysh në shtat mbylljen e TIKTK, Martin Cani sebep, e bën për zgjedhje

Përmes një interviste në Ora News, analisti Lavdrim Lita tha se Është një gjë e mirëmenduar nga Rama mbyllja e rrjetit social Tik Tok.

Lita: Është një gjë e mirëmenduar nga Rama. Ai ka folur në Slloveni për Tik Tok dhe rreziqet e tij, duke ia faturuar edhe fuqive të huaja që ndikonin në Evropë. E ka përgatitur dhe sebepi ishte vrasja e Martin Canit, dhe për ta bërë këtë vendimmarrje në zgjedhje, pasi nuk kanë shumë akses në Tik Tok.

Shumë biznese do të gjenden përballë një goditjeje të biznesit online. Biznesi që ndodhet në këto rrjetet, bashkë me turizmin që është promovuar në Tik Tok, papritmas Rama i bën një atentat edhe vetes së tij, duke e hequr edhe turizmin shqiptar.