EMRI + PAMJET/ Gjendet i zhveshur dhe i vrarë në banesë një burrë në Vlorë, dyshohet se është grabitur

Gjendet i vrarë në banesë një burrë në Vlorë.

Bashkim Durmishi 68 vjeë u gjet i dhunuar, i zhveshur dhe i vrarë.

Burime bëjnë me dije se ai është gjetur edhe i gjysmë i zhveshur, teksa nga kqyrja e vendit të ngjarjes, grupi hetimor dyshon se i moshuari ka qenë pre e një grabitjeje. Dyshohet se pas grabitjes, 68-vjeçari është vrarë.

Gjithsesi, pavarësisht dëmtimeve në nofull, Policia e Vlorës thotë se paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Autoritetet, përmes një komunikate për mediat bën me dije se trupi i viktimës do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit në fjalë dhe identifikimin e autorit/autorëve nëse kemi të bëjmë me një vrasje.

Gjithashtu, jo vetëm nga ngjarja e sotme, por edhe nga ngjarjet e fundit kriminale në vend,  Forcat e Sigurisë Kombëtare të Policisë së Shtetit kanë ngritur një post-bllok në dalje të Vlorës dhe janë duke ushtruar kontroll automjeteve të dyshimta.

Pritet një komunikatë për mediat nga ana e Policisë së Vlorës për të dhënë më shumë detaje për ngjarjen e sotme nlë qytetin bregdetar.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç. Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.