3 TË PARËT E “PLUMBIT TË ARTË”/ GJKKO jep 27 vite burg për Ilirian Feçin, Elvis Koçin dhe Agim Gjinin
Gjykata e Posaçme ka dënuar Ilirian Feçin, Elvis Koçin dhe Agim Gjinin për vjedhje me dhunë e sigurim kushtesh për të kryer vrasje. Emrat e tyre u përfshinë në dosjen plumvi I artë ku dëshmoi Nuredin Dumani
Dosja “Plumbi i Artë 1” ka njohur tri të dënuarit e parë, të cilëve Gjykata e Posaçme u ka dhënë dënim total prej 27 vitesh ndaj Ilirian Feçit, Elvis Koçit dhe Agim Gjinit.
Prokuroria ka provuar dyshimet dhe me prova konkrete për përfshirje në sigurimin e kushteve për të kryer vrasje, dhe në dy raste vjedhje me dhunë.
Më konkretisht, Elvis Koçi u dënua me 7 vite për sigurimin e materialeve për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryetarit të bashkisë Elbasan.
Me 10 vite burg u dënua Ilirian Feçi për vjedhje me dhunë, në dëm të Skënder Roshit, ngjarje e kryer në Kavajë në datën 28.04.2011.
Po me 10 vite burg u dënua edhe Agim Gjini për vjedhjen e dhunshme që i është bërë Astrit Ademit të kryer në datën 31.05.2013 në fshatin Marikaj, Bashkia Vorë.
Procesi ndaj tyre u zhvillua me gjykim të shkurtuar, ku përfitojnë zbritjen në 1.3 e masës.
Për pjesën tjetër të grupit, vijon gjykimi i zakonshëm për shkak se akuzohen për vepra më të rënda penale.
Në të, të pandehurit po dëgjojnë dëshminë e Nuredin Dumanit ku po rrëfehet për krimet qe ai ka kryer dhe bashkëpunëtorët si dhe për ato që ai ka dijeni.
Në këtë proces janë 3 dëshmitarë drejtësisë. Grupi i vrasësve të Nuredin Dumanit u godit në mars të vitit 2022, ku dëshmia e tij zbardhi ngjarje të rëndë kriminale.

