Peshkimi i paligjshëm në liqenin e Pogradecit, policia sekuestron një varkë dhe rrjeta peshkimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2024, 14:52
Policia kufitare ka konstatuar gjatë mbrëmjes së të enjtes një varkë që po lundronte në thellësi të liqenit.
Policia kufitare dhe Inspektoriati i Peshkimit janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues, por poseduesit e tij kanë mundur të largohen, duke e brakstisur varkën.
Nga kontrolli i mjetit lundrues, i cili u sekuestrua nga policia, u gjet edhe 300 metra rrjetë peshkimi si dhe pajisje të tjera peshkimi.
Edhe pse muajt e dimrit deri në mars peshkimi në Liqenin e Ohrit është i ndaluar, peshkatarët e zonës vijojnë të shkelin moratoriumin, duke dëmtuar familjet e peshqve të lloje të ndryshme, që këtë periudhë kanë sezonin e shtimit./abcnews.al