Sherr i dhunshëm në Yrshek, një i plagosur me thikë, disa të shoqëruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2024, 11:17
Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30 në zonën e Yrshekut mes disa personave.
Gjatë sherrit dyshohet se janë përdorur sende të forta dhe thikë.
Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt./Syri.net
