Librat me vete/ Manastirliu: 20 mijë botime në biblioteka në shkolla

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ne kete prag festash takoi mesues dhe nxenes ne shkollen 9-vjeçare "Ardian Klosi" ne Tiranë”.

Në takim tha se fëmijët do të kenë mundësi të marrin libra nga bibloteka e shkollës për të lexuar

‘’Këtë program që ne e iniciojmë çdo vit të mundemi që ta finalizojmë pikërisht në këtë periudhë në prag të festave ku jo vetëm pasurojmë bibliotekën me tituj librash të rinjë po nga ana tjetër i krijojmë mundësin gjithë nxënësve që gjatë pushimeve të dimirit të mund të marrin nga biblioteka e shkollës libra për ti lexuar’’.

Sipas saj 20 mijë libra me autorë vendas dhe të huaj.

‘’Më shumë se 20 mijë libra të cilat po shpërndahen në shkolla për të pasuruar bibliotekat shkollore’’.

Risia e ketij programi është përzgjedhja elektronike e librave përmes platformës SMIP

“Kemi krijuar mundësinë që çdo shkollë të ketë tituj të rinj dhe nxënësit të shfrytëzojnë këtë fond gjatë pushimeve, duke nxitur dashurinë për leximin”.

Manastirliu theksoi dhe një herë investimet në teknologji si prioritet