Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, automjeti del nga rruga, humb jetën 62-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2024, 07:59
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Një 62 vjeçar ka humbur drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga dhe si pasojë humbur jetën në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 05:10, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në afërsi të "Urës së Kardhiqit", shtetasi Q. N., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi Q. N., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
