Përpos ID-së, shqiptarët do të pajisen me letërnjoftim digjital: Redukton kohën e pritjes

Përveç kartës se identitetit fizike, shqiptaret do te pajisen me një letërnjoftim digjital për te kryer shërbime ne sektorë si arsimi, shëndetësia, apo edhe banka.

Sipas draftit te publikuar nga Ministria e Brendshme ne Kuvend kjo nisme do te reduktoje kohen e pritjes për qytetaret dhe ta kenë me te lehte aksesin ne shërbimet digjitale.

Nisma parashikon qe përmes identitetit digjital mund te ndihmoje edhe ne luftën ndaj krimit te organizuar dhe mashtrimeve ne internet, duke rritur besueshmërinë ne transaksionet online.

Përveç këtyre përfitimeve projekti do te përmirësojë edhe mbrojtën e te dhënave personale.

Shoqëria aksionere IdentiTek do te jete shoqëria e cila prodhon e shpërndan dokumente biometrike për shtetasit shqiptare apo edhe ata te huajt me banim te përkohshëm ne Shqipëri

Kostoja totale e projektit kap një vlere prej 5 miliardë lekë, ku ne fazën e pare parashikohet ndërtimi i infrastrukturës digjitale, me pas vënies ne pune te sistemit

Sipas draftit brenda vitit të tretë të zbatimit të projektligjit, synohet që 50% e qytetarëve duhet të jenë pajisur me letërnjoftim digjital.

Ligji për letërnjoftimin digjital u publikua ne maj te këtij viti, ndërsa tashme është kaluar ne parlament për tu shqyrtuar dhe diskutuar.