As gjykata nuk i pajton më Gazment Bardhin me Edmond Sulajn, ja si do vijojnë përplasjet
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Edmond Sulaj ish-drejtues i Policisë së Shkodrës nuk kanë pranuar për t’u pajtuar me njëri-tjetrin në një seancë të posaçme që u zhvillua në gjykatë.
Në të tilla kushte seancat do të vijojnë, ku tashmë i pranishëm do të jëtë edhe një prokuror i SPAK-ut.
Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës ka paditur për shpifje Gazment Bardhin, pasi ky i fundit në foltoren e Parlamentit u shpreh se ka të dhëna të marra nga dosja hetimore që emërimi i Sulajt është bërë nga bandat kriminale.
Pas kësaj deklarate, Edmond Sulaj zgjodhi të reagojë në rrjetin social “Facebook” ku u përgenjështroi deputetin demokrat, e ndërsa u shpreh se çështja do të kalojë në institucionet e drejtësisë.
Seanca e radhës do të caktohet me datën 6 janar.

