VIDEO E VITIT 2018/ Apeli pushon çeshtjen ndaj anëtarit të FRPD që qëlloi Veliajn me vezë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2024, 12:58
Gjykata e Apelit me Juridiksion të përgjithshëm Tiranë, pushon çështjen për anëtarin e FRPD, Oleg Gora, i dënuar me 500 mijë lekë gjobë nga Shkalla e Parë pasi gjuajti me vezë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Avokatja Adriana Kalaja, tha pas seancës se Oleg Gora nuk kishte shkelur asnjë lloj ligji.

Ngjarja u regjistrua NE 15 Qershor 2018, në mometin kur Erion Veliaj po hynte në nje takim me aktorët lidhur me debatin ne ate kohe mbi Teatrin Kombëtar.

Ai gjuajti me vezë në drejtim të Veliajt, kur kryebashkiaku po hynte në ndërtesën e hotel Plaza dhe menjëherë kanë ndërhyrë rojet e sigurisë për ta larguar.
JA INCIDENTI I VITIT 2018

