Nesër bëhet 1 muaj nga vr*sja e Martin Canit/ Lala: Deri në këto momente nuk mendoj se ka një autor të dytë të përfshirë në ngjarje

Gazetarja Klodian Lala ka folur për vrasjen e Martin Canit, ku tha se prindërit e tij janë në të drejtën e tyre legjitime për të kërkuar drejtësi për të gjithë ngjarjen. Lala e ftuar në emisionin 'Open' në News24, theksoi se prindërit e Martin Canit kërkojnë dorëheqjen e atyre që kishin për detyrë të garantonin jetën e djalit të tyre, që përfshihen nga shkolla te autoritetet lokale dhe Ministria e Arsimit.

Gjithashtu ajo tha se në rastin konkret, nisur nga provat dhe faktet, po manipulohet ngjarja. Sipas saj, gjuha e përdorur nga Policia e Shtetit ndezi gjakrat dhe pati reagime të papranueshme. Më tej gazetarja tha se djali i tezes që Luis Meçjas përjashton mundësinë e një autori të dytë, ka ndodhur një ballafaqim mes tyre.

“Pika e parë që Engjëll dhe Florina Cani ngrenë shqetësim është se ata që duhet të garantonin sigurinë në shkollë, nuk kanë dhënë dorëheqjen. Nesër bëhet një muaj nga dita kur Martin Cani u vra dhe shoku i tij mbeti i plagosur. Nesër është njoftuar një tjetër protestë, që nis në orën 13:00 nga shkolla Fan Noli dhe ndalet te Ministria e Arsimit. Deri në këto momente nuk mendoj se ka një autor të dytë të përfshirë në këtë ngjarje. Pjesëmarrës mund të jenë shumë fëmijë, por mendoj se nuk ka autorë të dytë. Në thikën e gjetur janë gjetur gjurmë gjaku te e njëjta thikë, qoftë të viktimës Martin Cani, ashtu edhe shokut të tij të plagosur Luis Meçja”, tha Lala.