VIDEO/ Shqipëria tronditet nga lëkundjet e tërmetit. Panik edhe në studion e lajmeve në "Ora News"

Shqipëria është tronditur pasditen e sotme nga lëkundje të forta tërmeti.

Sipas të dhënave paraprake magnitudë ka qenë 4.1 e shkallës Rihter.

Epiqendra ka qenë 12 km larg Burrelit dhe rreth 40 km larg Tiranës.

Mësohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë përreth Burrelit, deri në kryeqytet.

Nuk raportohet për dëme në njerëz, apo materiale.

Ndërkaq momente paniku janë përcjellë edhe në studion e lajmeve në "Ora News", ku spikerja e lajmeve Siklajda Shorja u detyrua të ndërpriste intervistën me të ftuarin e saj nga Kosova për të njoftuar goditjen e vendit nga tëmeti. 

VIDEO/ Shqipëria tronditet nga lëkundjet e tërmetit. Panik edhe