“11 maji”, Kume: Brenda muajit pritet testi i parë i votimit për emigrantët, t’u njihen kartat që ata kanë jashtë vendit

Eksperti i zgjedhjeve dhe ish-kryetar i KQZ-së, Kristaq Kume në një intervistë për “Ora News” komentoi procesin e organizimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që pritet të mbahen më 11 maj të vitit 2025.

Kume u ndal tek vota e emigrantëve ndërsa tha se brenda këtij muaji do të realizohet edhe testi i parë i votimit të qytetarëve që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë.

“Kjo është një procedurë normale e KQZ-së, dhe besoj se gjithçka do të ecë normalisht, dhe koha kur ka filluar të realizohet kjo mënyrë e re e të votuarit është e mjaftueshme dhe kjo është një punë për t’u lavdëruar e KQZ-së.

Nga ana tjetër pres nga qeveria dhe mazhoranca që t’i lejojnë shqiptarët jashtë vendit që të votojnë edhe me dokumentet që ata kanë në vendet ku jetojnë, dhe jo domosdoshmërisht të përdorin kartat e identitetit apo pasaportat shqiptare”, u shpreh ndër të tjera Kristaq Kume

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN ZGJEDHOR KRISTAQ KUME