U kapën me tableta ekstazi në Tiranë/ 4 të arrestuarit punonin si gazetarë, ja pajisja në zyrë që përpunnte drogën (VIDEO)

Katër persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Drug party”.

Katër të arrestuarit nga antidroga e Tiranës, Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra punonin si gazetarë në një portal lajmesh.

Ata kishin një zyrë në zonën e ish-Bllokut, të cilën e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Kryesisht, aktivitetin e ushtronin në zonën e ish-Bllokut. Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për kultivim kanabisi.

Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivon drogë në vende të tjera. Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë.

Çmimi i ekstazisë shitej rreth 10 mijë lekë me shumicë ndërsa 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë.