Obama dhe Romney vëllezër? Dy binjakëve u vendosen emrat e tyre

Barak Obama dhe Mitt Romney vëllezër????  Një shaka  apo e  vertetë???Kjo sigurisht që është një shaka, por një grua në Kenia e cila ka sjellë në jetë dy djem, ka vendosur t'u vërë emrat e presidentit amerikan dhe ish-rivalit të tij.Millicent Owuor, 20 vjeçe thotë se kjo është një mënyrë për t'i nderuar dhe respektuar ata. "Të parin që erdhi në jetë e quajta Barack, e të dytin Mitt",-ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve ReutersNë fakt për Obamën duhet të jetë një nder shumë i madh ky, duke qenë se babai i tij ka lindur në Kenia dhe gjyshja e tij, Sarah Obama ende jeton atje, në një fshat të quajtur, Kogelo.Banorët e fshatit në fjalë nisën të festonin e kërcenin, kur Obama mori mandatin e dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.