Këlliçi: U braktis nga QUINT-i! Veliaj i është kthyer në barrë, Rama po e diskrediton në mënyrë që kur ta flakë të ketë kosto më të vogël

Drejtuesi politik i PD në Tiranë, Belind Këlliçi, është shprehur se socialistët e ‘Soros’ kanë investuar dhe janë paguar për të bërë Reformën në Drejtësi.

I ftuar në Syri Tv, një ditë pasi emisioni ‘PLUG’ transmetoi fakte dhe prova të pakundërshtueshme se si shoqatat e Veliajt, janë katapultuar në sistemin e drejtësisë me krerët e institucioneve më të larta të drejtësisë, Këlliçi tha se shkolla e Magjistraturës tregon më së miri, projektin e kapjes së drejtësisë në 30 vitet te ardhshme.

Mjaftojnë këto të dhëna të dala nga emisioni ‘Plug’, theksoi Këlliçi që agjentët e SPAK të trokasin sërish në dyert e Veliajt.

“Me një emision të vogël, PLUG demontoi të gjithë reformën në drejtësi. Veliaj ka një ndikim te kolegët, ai paska pasur të drejtë. Vetëm ditën e djeshme Plug faktoi se Sokol Sadushi ka marrë pagesa nga shoqatat e drejtuara nga Veliaj dhe bashkëshortja e tij, shoqata BYLA.

Klotilda Busha, aty kalojnë të gjitha ligjet, e besuara kryesore dhe ekspertja e shoqatave kryesore, me Veliaj dhe familjen e tij. E punësuar në këto organizata. Punonjëse me rrogë e Veliajt.

Arben Rakipi, drejtori i Shkollës së Magjistraturws, e kanë kapur shkollën në 30 vitet e ardhshme. Ka marrë pagesa dhe ka qenë në shoqatat e Veliajt.

Naureda Llagami, ish kryetarja e KLGJ, e cila deri pak kohë më parë ka pasur gjyqtarët në drejtësi. I gjithë ky rrjet i kontrolluar dhe i mirëpaguar nga Erion Veliaj. Shoqata që ka pasuar këta persona në Drejtësi, është themeluar nga Soros, në bord Erion Veliaj, Arbian Mazniku, krahu i djathtë i Veliajt, shoqata BYLA. Endri Fuga, dr.komunikimit të Ramës, që rezulton me kompani PR në Singapor dhe pronar restoranti së bashku me Maznikun.

Laert Kola, ka pasur role dytësore në qeveri, eksponent i MJFT. Flor Pustina, avokati që ka pëpriluar vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të kaluar procesverbalin e incinetarorit të Tiranës.

Rakipi- S’kishin dalë fitues te testi politik, ose kishin dalë armiq të popullit, ose s’kishin lidhje me PS. Ilia është personi që u bën vetingun prokurorëve e gjyqtarëve. I kanë djegur, sepse s’janë ushtarë dhe kamikazë të dyshes Rama-Veliaj.

Magjistratura tregon projektin e kapjes së drejtësisë në 30 vietet e ardhshme”, tha Këlliçi.

Sipas Këlliçit, lufta mes asaj që në media është artikuluar si ‘Kodra e Diellit’ dhe Surrelit, që nënkupton përballjen politike e jo vetëm mes klanit të Veliajt dhe Ramës, tregon se ky i fundit kërkon ta djegë politikisht kryebashkiakun Erion Veliaj brenda PS.

Sipas Këllicit, Rama operon përmes një skenari të SPAK, kur kërkon të ‘djegë’ ata që i kanë ngrënë “dardha pas shpine”, njëjtë siç ka vepruar me të tijët brenda radhëve të PS. Por ajo që vëren Këlliçi nga diskursi politik dhe “lufta” mes klanit të Kodrës së Diellit dhe Surrelit, është fakti se Rama e konsideron Veliajn, një kapitull të mbyllur.

“Lufta mes Kodrës së Diellit dhe Surrelit, është luftë reale. Klani Veliaj-Xhafaj-Rama, të gjithë drejtorët 5D punuan për të nxjerrë Xhafajn deputet në Tiranë, me herësin. Kjo betejë është e vërtet.

Beteja mes Kodrës së Diellit dhe Surrelit, është reale. Rama po zbaton atë që ka thënë më 2018. Grupet armiqësore brenda PS goditen në mënyrë sistematike, dhe kjo është ajo që ka bërë Rama pas atij momenti.

Dje ka pasur një zhvillim, ambasadorët e QUINT-it kanë bojkotuar aktivitetin e Veliajt, ambasada e SHBA s’ka marrë pjesë, britanike, BE, gjermane, italiane jo. Në aktivitetin paralel që kishte Rama, ishte prezent Xhafaj. Tani e kanë kuptuar se nuk janë të sigurtë. SPAK sot është vegël personale e Edi Ramës dhe vepron me regji të tij. Një ish president, me urdhër të SPAK rrëmbehet në mes të rrugës pa urdhër gjykatë, dhe dy muaj më pas agjentët i shkojnë në shtëpi Veliaj dhe s’i hapen dyert, dhe është një sms e qartë se SPAK ka 2 standarde dhe operon politikisht.

Veliaj i është kthyer në barrë PS dhe Ramës. Rama po e zvogëlon, po e godet, diskrediton Veliajn. Në mënyrë që kur ta flakë të ketë kosto më të vogël, ndaj hera-herës lëshon ndonjë britmë, klithmë Veliaj. Rama e merr para informacioni, para se SPAK të godasë. Dhe Veliaj pjesë e këtij skenari është, si me Beqajn, Çyrbjan, Koka e me radhë. Ky trend, kjo logjikë tregon se SPAK funksionon me regji qendrore, Veliaj po goditet me urdhër politik.

Opozita dhe PD ka bërë punën  e saj, i ka denoncuar në SPAK, se s’kemi ku i dërgojmë tjetër. S’do jenë përherë këta, drejtuesit e BYLA-s, s’do jenë gjithmonë në sistemin e drejtësisë. Veliaj konsiderohet kapitull i mbyllur.

Duhet të ishin agjentët e BKH duke trokit për këtë çështje, për faktet e publikuara në PLUG, është përtej çdo imagjinate”, u shpreh Këlliçi.

BELIND KËLLIÇI ISHTE MBRËMJEN E DJESHME EDHE NË STUDION E “ORA E BETIT”, JA ÇFARË THA: