Gremina e kryebashkiakut/ Hoxha: Për Veliajn madje dhe për Ramën është rrugë një kalimshe. Nuk kanë shpëtim...
I spostuar nga drejtimi i qarkut të Tiranës, me SPAK-un pas shpine dhe me bashkëpunëtorët dhe miqtë më të afërt në burg, kryetari i bashkisë së Tiranës po lëkundet. Rënia nga froni duket çështje kohe.
Ata që i quante kolegë, trokitën në derën e Veliajt pak ditë më parë. Veliaj u kujdes të saktësonte se kontrolli u bë pa një vendim gjykate.
Hetuesit e BKH zgjodhën ditën kur Veliaj nuk ishte në Shqipëri për të bastisur biznesin e së shoqes dhe banesën e vëllait.
Për të folur më tepër për këtë temë, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte gazetari Poli Hoxha.
"Unë nuk jam i surprizuar fare. Unë kam thënë që kjo për Erion Veliajn madje dhe për Edi Ramën është rrugë një kalimshe. Edhe sikur të përmbyset gjithë SPAK-u, të shkojnë njerëzit e tyre, baxhanakët etj, letrat i'u janë bërë. Kanë kohë që kanë filluar, janë këtu, janë në Bruksel dhe SHBA. Edhe sikur të bllokohet për 10 vjet do hapen pas 10 vitesh. Nuk kanë shpëtim nga llogaridhënia. Le të dalin të pafajshëm, është tjetër temë ajo", u shpreh Hoxha.
