Myzyraj: Veliaj ka kontrolluar informacionin në media falë kompanisë së reklamave të vëllait të tij
Gazetari, Isa Myzyraj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kontrolluar informacion në mediat në Shqipëri falë kompanisë së reklamave të vëllait të tij.
Myzyraj: Gjithë Tirana e di që vëllai i Veliajt zotëron kompaninë e shpërndarjes së reklamave.
Pra është një kompani marketingu mëmë e cila mbledh të gjitha kompanitë e tjera të shpërndarjes së reklamave për ti shpërndarë nëpër media dhe televizione.
Tani logjikisht është tepër e qartë se si Veliaj ka kontrolluar gjatë gjithë këtyre viteve informacionin fatkeqësisht në mediat në Shqipëri.
Reklamat vinin nga kompania e vëllait të Erion Veliajt.
Padyshim që inceneratori është një aferë e madhe, ‘’5D’’ është një tjetër por mua më intereson që të zbardhet realisht dy momente të Veliajt.
E para është roli i kompanisë së vëllait të Veliajt dhe ‘’Harabeli’’ i zonjës Xoxa ku kemi rastin e gazetarit holandez që është kërcënuar nga njerëzit pranë Veliajt se pse ka hetuar ‘’Harabelin’’ e Xoxës.
Ka qenë një ndër gazetarët e parë që ka investiguar në thelb përdorimin e artit dhe se si Veliaj ka çuar para tek bashkëshortja e tij. Minimalisht është konflikt interesi.


