Merr fund një model i shëmtuar politikani/ Gurra: Veliaj i ngjitet si tumor një partie, shpëtim edhe për socialistët. Po e merr më qafë lakmia

I ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", për të folur se çfarë do të ndodh me fatin personal të Erion Veliajt, ishte gazetari Hysni Gurra.

"Mendoj se Erion Veliajn po e merr më qafë lakmia e tij. Unë nuk bëj pjesë tek gazetarët që janë besimtarë të SPAK-ut, kam dyshimet tek puna e tyre. Me rastin e Erion Veliajt është shumë e rëndësishme se përtej çështjes penale, merr fund edhe një model i shëmtuar politikani në Shqipëri. Erion Veliaj është ekzemplari i një njeriu sesi i ngjitet si tumor një partie mbrapa, me katapultim dhe bëhet milioner në kurriz të socialistëve shqiptarë. ­Është një shpëtim edhe për socialistët. 

A ka mandat arresti, apo jo unë nuk e di. Kemi dëgjuar biseda që ka një mandat, por vonesa për tu publikuar ky mandat apo për tu ekzekutuar tregon që kontrolli në SPAK, Erion Veliaj nuk e ka më të pakët sesa Rama. Unë nuk kam asnjë dyshim që Erion Veliaj ka dorë në SPAK po aq sa Edi Rama dhe kjo ka krijuar këtë balancën që SPAK-u nuk lëviz dot dhe nuk ekzekuton dot masën ndaj Veliajt", u shpreh Gurra.