“KAPJE E SHTETIT”/ Tabaku: Korrupsioni është kthyer në sistem, dhe si i tillë duhet rrëzuar i tëri

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet e keqardhur që ky fenomen kujtohet vetëm një ditë.

Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës”, Tabalku theksoi se ndodhemi në kushtet kur korrupsioni është kthyer në një problem kryesor.

“Sepse sot të rinjtë largohen, është kthyer në një arsye kryesore sepse institucionet nuk funksionojnë dhe fakti që tashmë është kthyer në sistem ka nevojë që të rrëzohet ky sistem, të ndrysjojmë qasjen dhe mënyrën se si funksionojnë institucionet. 

Sot kemi një korrupsion që ka shënuar kapjen e shtetit. Nëse Shqipëria ka pasur korrupsion në sektorë të veçantë, tashmë kemi një formë korrupsioni që konsiderohet kapje të shtetit”, theksoi ndër të tjera ligjvënësja demokrate, Jorida Tabaku.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DEPUTETEN E PD, JORIDA TABAKU