Dropull, konstituohet kryesia e parë e degës së PD-së

Në Dropull është konstituuar Kryesia e parë e degës së Partisë Demokratike. Lajmi u bë me dije nga deputeti demokrat, Tritan Shehu.

Deputeti i PD deklaron se pas kësaj, nis përgatitja për betejën e madhe politike të 11 majit, tashmë edhe në Dropull, si degë e veçantë.

“Dropull, konstituohet Kryesia e pare e Deges se PD. Mbas nje procesi transparent e te lire zgjedhor, perfundon procesi i krijimit te deges se PD, Dropull. Me tej pregatitjet per betejen politike. Tashme si dege e vecantë”, shkruan Shehu.