"Hetime qesharake"/ Shehaj: S’mund të sekuestrosh telefonin e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt dhe të lesh Erion Veliajn të jetë në krye të detyrës
Për eksperten e ekonomisë, Brisida Shehaj, SPAK është duke mbrojtur Erion Velaijn.
Gjatë bisedës në SYRI TV, prokuroria e posaçme nuk mund të sekuestrojë telefonin e Ajola Xoxës dhe vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj, dhe të lejë të lirë kryebashkiakun, i cili mund të shkatërrojë provat.
‘Ti nuk mundesh të marrësh një vendim gjykate për të sekuestruar telefonin e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt dhe të lesh të lirë ndërkohë, Erion Veliajn të jetë në krye të detyrës, me një funksion shumë të lartë, që mund të ndikojë jo vetëm në prishjen e provave për të gjitha dosjet që ai po heton, sepse ka një mori kallëzimesh ndaj tij dhe ta lesh atje, ku ka mundësi të falsifikojë dhe të rregullojë dokumente, siç po ndodh dhe në rastin e ‘5D’.

Kjo që bëri SPAK është një mënyrë që ata po përdorin për të larë fytyrën. Por nuk e lajnë dot fytyrën e tyre. Erion Veliaj, tash prej kohësh do të ishte në qeli sepse janë të gjitha provat dhe faktet të cilat minimalisht edhe për të vazhduar, atë stilin e SPAK që këta nuk gjejnë asnjëherë korrupsion, sepse korrupsion vetëm Alqi na ka dalë dhe kemi atë veprën e famshme të ‘shpërdorimit të detyrës’.
Është e faktuar në të gjitha anët, kape si të duash në çdo dosje, që ky individ ka kryer veprime aktive dhe ka kryer shpërdorimin e detyrës dhe SPAK do e kishte shumë të thjeshtë që atë zotërinë ta kishte pas hekurave sot.
Në Sky Tëoer është zyra e Ajola Xoxës, dhe jo e ‘Harabelit’. Ajola Xoxa përveç kompanisë së saj juridike, dhe kompaninë tjetër të lënë trashëgim nga i ati. Ka çdo lloj dokumenti ajo zyra në Sky, dhe nuk është vetëm ‘Harabeli’.
Për mua, është një veprim shterpë i panevojshëm, informacionet janë nëpër banka;’ tha Brisida Shehaj në SYRI TV.

