“11 maji”, Rama zyrtarizon zëvendësimin e Veliajt, mbledh kryebashkiakët: Shpeshtoni takimet derë më derë. Identifikoni kush jeton jashtë
Kryesia e Partisë Socialiste po mban një mbledhje në selinë rozë, mbledhje kjo e thirrur nga kryesocialisti Edi Rama.
Në takim janë të pranishëm edhe kryetarët e bashkive socialiste të vendit ku në fokus është angazhimi i strukturave të kësaj partie në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Mësohet se kërkohet një angazhim më i madh i strukturave në terren lku mësohet se kryefjalë ka qenë fushata derë më derë me nisjen e takimeve me qytetarët.
Po ashtu, një tjetër pikë e diskutimit ka të bëjë me votën e diasporës dhe një punë më e madhe në këtë drejtim, kryesisht në identifikimin e të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime me diasporën, përfshirë Selanikun, Athinë, Londër dhe SHBA.
Pika tjetër e takimit mësohet se ka të bëjë me zëvendësimin e drejtuesit politik në qarkun e Dibrës, pasi Blendi Gonxhe është larguar nga ky pozicion për të drejtuar fushatën në zonën e Kombinatit në Tiranë. Pritet që drejtues politik në Dibër të vendoset Blendi Klosi.
NDIQNI RAPORTIMIN E GAZETARES MOLA LUKU PER MBLEDHJEN NE SELINE ROZE

