“Ndjej keqardhje” I mohuan në stadium, Shkurte Fejza këndon “Mora fjalë” live në “Ora Sport”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2024, 21:53
Përmes një lidhjeje live me “Ora Sport” këngëtarja Shkurte Fejza tha se kënga “Mora fjalë” nuk luhet më në stadium dhe për këtë ndihet keq.
Fejza: Të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm, e dinë se kënga “Mora Fjalë” na mësoi me një atmosferë të jashtëzakonshme. Është një këngë që ka sjellë një emocion të jashtëzakonshëm, sepse ëhstë kënduar nga të gjithë në stadium.
Sigurisht që mungesa e kësaj kënge sjell një zbehje lidhur me atmosferën që ndodh aty dhe mua më vjen keq për këtë. Edhe “Xhamadani vij-vija” ka qenë një kohë e censuruar dhe nuk më kanë lënë me e kënduar. Të gjitha i kam normale se i kam ditur sa do të përballem me gjëra të tilla. Kjo është një këngë që është futur në zemrat e gjithë shqiptarëve, sidomos fëmijëve.
